Në Debat Pernime që shfaqet në RTV 21 sot ishin mysafirë kandidatët për kryetar të Kllokotit

Në Debat Pernime që shfaqet në RTV 21 sot ishin mysafirë kandidatët për kryetar të Kllokotit

Ata nuk kishin pranuar që të përballeshin me njëri tjetrin, por kishin dhënë intervista të ndara për emisionin.

Nehat Rexhepi nga Iniciativa Shqiptare për Kllokotin deklaroi se komuna e Kllokotit i ka kërkesat më specifike që dallojnë nga komuna tjera.

Kur është themeluar komuna sipas tij, është marrë për bazë vetëm elementi popullsi, e asnjë element tjetër ekonomik nuk është marrë parasysh për të treguar se a mund të krijojë institucionet e një ekonomi të sigurt, shkruan rtv21.tv.

Rexhepi deklaron se jeta e vështirë ka dërguar deri në formimin e Iniciativës Shqiptare për Kllokot, e cila përkrahet edhe nga partitë Vetëvendosje, AAK, LDK e AKR.

Në këtë bashkim ka edhe shumë profesionistë që kanë krijuar projektin e ri për Kllokotin, ku janë formuar edhe shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik. Aspekti kryesor për zhvillimin ekonomik sipas Rexhepit është turizmi pastaj edhe bujqësia e blegtoria.

Sporti e kultura sipas kandidatit të Iniciativës nuk ekzistojnë farë në Kllokot, e një gjë tjetër që duhet dhënë rëndësi është shëndetësia.

Vlen të cekim se lista serbe dhe kandidati i tyre nuk kanë pranuar që të jenë pjesë e emisionit dhe as që janë prononcuar për kamerat e tyre./21Media