Tarantino i dha fund beqarisë me modelen dhe këngëtaren izraelite

Tarantino i dha fund beqarisë me modelen dhe këngëtaren izraelite

Regjisori i njohur me famë botërore, Quentin Tarantino është martuar me Daniella Pick, në një ceremoni private në Los Angeles.

Lajmin për martesën e Tarantinos e ka konfirmuar revista, “People”, shkruan rtv21.tv

Tarantino, 55 vjeçar është martuar me Pick, 35 vjeçare, e cila është këngëtare dhe modele izraelite.

Nusja kishte veshur një fustan të bardhë prej sateni dhe një vello që i varej nga pas, ndërsa Tarantino kishte veshur një kostum të zi që e bënte të dukej mjaft elegant.

Regjisori ishte takuar për herë të parë me modelen në vitin 2009, kur kishte promovuar filmin e tij “Inglorious Basterds”.

Çifti ishte fejuar në qershor të vitit 2017, pasi kishin qenë në lidhje një vjeçare. Ceremonia e fejesës ishte mbajtur në qytetin e New York-ut./21Media