Vin Diesel ka pranuar një padi nga regjisori i filmit të fundit në serinë “xXx”

Vin Diesel ka pranuar një padi nga regjisori i filmit të fundit në serinë “xXx”

George Zakk thotë se është pranuar si regjisor ekzekutiv për filmin “xXx: The Return of Xander Cage” që ishte shfaqur në janar të vitit 2017.

Zakk thotë se ai duhet të merrte kreditin e merituar për punën e tij në film, si dhe pagën prej 200 mijë dollarëve, shkruan rtv21.tv.

Megjithatë ai thotë se kur filmi ishte shfaqur nuk kishte marrë aspak kredit për punën e tij, dhe as nuk ishte paguar asnjë cent.

Zakk e ka paditur Vin-in për këtë para se të dilte filmi mirëpo gjykatësi nuk e kishte pranuar padinë pasi nuk kishte detaje të nevojshme.

Duket se Zakk është kthyer prapë, duke paditur këtë herë për më shumë se 2 milionë dollarë./21Media