Roman Polanski është një regjisor me famë botërore, edhe pse ka 40 vite që akuzohet për dhunim

Roman Polanski është një regjisor me famë botërore, edhe pse ka 40 vite që akuzohet për dhunim

Polanksi qysh nga viti 1978 është arratisur nga Amerika pasi ishte akuzuar për dhunim, kur kishte pranuar se kishte pasur marrëdhënie me një 13 vjeçare.

Polanski tani 83 vjeçar ka kërkuar nga shteti amerikan që t’i lejojnë hyrjen në Shtetet e Bashkuara pa e arrestuar, por Gjykata Superiore refuzoi kërkesën e tij, shkruan rtv21.tv.

Për 40 vite me radhë Polanski iu shmang ekstradimit duke qëndruar në Poloni, përderisa e vazhdoi karrierën e tij në Hollywood në vendet ku nuk lejohej ekstradimi në Amerikë.

Në vitin 2003 ai nuk u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, edhe pse kishte fituar çmimin për filmin e tij “The Pianist”./21Media