Albertina duket bukur në imazhin e publikuar

Albertina duket bukur në imazhin e publikuar

Djali i madh i këngëtarit të mirënjohur, Afrim Muçiqit, Albioni në muajin korrik dashurinë e tij e kurorëzoi me martesë. Ai u martua në një ceremoni të bukur me Albertina Krajkovën, shkruan rtv21.tv

Bukuroshja e Albionit për ndjekësit e saj të shumtë ka publikuar imazhe të bukura nga festa e kanagjeqit e po ashtu edhe nga dasma e saj. Reja e Afrimit së fundmi publikoi një imazh të bukur nga fotot martesore, në të cilën shihet me bashkëshortin e saj, Albionin.

Krahas fotografisë së bukur nga vetura, Albertina ka shkruar një emoji të zemrës. Në imazhin e publikuar për 1 mijë e 485 ndjekësit e saj në instagram, ajo po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Albion Muçiqi dhe Albertina Krajkova janë fejuar në vitin 2016./21Media