Reja e bën për spital vjehrrën

Ndodhi në Kosovë

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në fshatin Ternavë të Podujevës. Sipas policisë reja e ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

Policia këtë të diel ka njoftuar se e dyshuara për rrahjen e vjehrrës është arrestuar.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër K-Shqiptare”, ka bërë të ditur policia.

Ndërsa, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button