Ajo tregon një ngjarje të hidhur

Ajo tregon një ngjarje të hidhur

Qentë endacakë ende mbeten rrezik për qytetarët. Sot në orën  9:45 të mëngjesit në Bregun e Diellit në kryeqytet janë parë  rreth 10 qenë, të cilët paraqesin rrezik për fëmijët, por edhe për të rriturit e kësaj zone.

Shqetësimin lidhur me këtë problem e paraqesin shumë qytetarë, derisa sot për këtë shqetësimin e saj e ka paraqitur edhe reja e presidentit Ibrahim Rugova, Blerta Kllokoqi-Rugova.

Ajo  përmes një postimi në facebook kishte publikuar një fotografi të qenëve, të cilët i kishin zënë rrugën duke kaluar me veturë.

”Në ora 9:45 të mëngjesit, te Xhambazët, pra në Bregun e diellit, llavë e qenve… Plus edhe disa të tjerë që nuk arrita me i kap në foto. Ec e merrë guxim me dërgu fëmiun me ble bukë apo edhe me shku në shkollë vetë?!? P.S. Personalisht mua, para 3 viteve, më ka ndjek llava e qenve, në Parkun e Tauk Bashqes, ku prej asaj dite nuk marrë guxim më me dal me vrapu në mëngjes në hapsirë të hapur”, ka shkruar ajo në facebook./21Media