Pamje nga festa

Pamje nga festa

Në familjen e këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmani, sot ka festë. Reja e këngëtares, Gëzimja sot feston ditëlindjen e 23-të.

Për ta bërë këtë ditë edhe më të veçantë, nuk munguan befasitë e as urimet e shumta nga familjarët e saj, përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Hamza dhe vjehrra Remzia.

“Urime ditëlindjen dashuri”, shkroi Hamza krahas fotografive së publikuara me bashkëshorten e tij.

Një fotografi të veçantë e publikoi edhe Remzia, përmes së cilës ia uroi ditëlindjen asaj.

“Urime”, shkroi këngëtarja.

Një urim të veçantë i dedikoi edhe kunata Riola, duke i dëshiruar asaj të gjitha të mirat, transmeton rtv21.tv

“Urime ditëlindjen motër, t’i dëshiroj të gjitha të mirat”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Hamza dhe Gëzimja dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar më 7 prill të këtij viti. Ata kanë organizuar një dasmë madhështore në Luxory Royal të Prizrenit, ku ishin të ftuar shumë fytyra të njohura./21Media