Shtatzënia e ka zbukuruar edhe më shumë Gëzimen

Shtatzënia e ka zbukuruar edhe më shumë Gëzimen

Një ndër emrat më të njohur të showbizit shqiptar është edhe Gëzimja, reja e këngëtares së njohur të skenës, Remzie Osmani. Ka disa muaj që kjo e fundit e konfirmoi se po bëhet gjyshe, ndaj dhe vëmendja më e madhe është te reja e saj.

Reja e këngëtares së njohur së fundi publikoi një fotografi në të cilën duket shumë bukur. Shfaq barkun e rrumbullakosur, dhe siç duket shtatzënia e ka zbukuruar edhe më shumë atë, shkruan rtv21.tv

Djali i këngëtares, Hamza dhe e bukura Gëzimja e kurorëzuan dashurinë me martesë në prill të këtij viti. Ishte një ndër dasmat më të komentuara në mediat rozë./21Media