Gëzimja shkëlqen në veshjet tradisionale

Gëzimja shkëlqen në veshjet tradisionale

Dasma e djalit të këngëtares së njohur, Remzie Osmanit ka hyrë në vallen e dasmave më të përfolura para fillimit të saj.

Familja e Remzies gjatë ditës së djeshme e kanë marr nusen. Pa dyshim se gjatë këtyre ditëve vëmendja ka kaluar tek nusja.

Ashtu si vajzat tjera edhe Gëzimja ka organizuar një festë në familjen e saj, festë kjo e njohur si kanagjegji, shkruan rtv21.tv

Disa prej momenteve në kanagegjin e saj i ka bërë publike vetë Gëzimja, e cila në Instagram ka publikuar disa video të shkurtëra.

Me veshjen tradicionale, Gëzimja duket se ka shkëlqyer në ditën e saj më të rëndësishme.

Kujtojmë se, Gëzimja dhe Hamza janë fejuar në vitin 2017, ku kishin organziuar një festë madhështore./21Media