Learta duket bukur në imazhet e fundit

Learta duket bukur në imazhet e fundit

Njëra ndër nuset më të dashura dhe të komentuara në estradën muzikore vendore është reja e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit, Learta.

Learta, e cila është edhe këngëtare, sikurse artistët e tjerë është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat publikon imazhe të shumta nga përditshmëria  e saj.

Për dallim prej imazheve tjera, në të cilat Learta shihet në përditshmëri, të hënën, nusja e Kushtrimit, djalit të Shyhretes është veshur me veshje të nusërisë, shkruan rtv21.tv

Ajo për 183 mijë ndjekësit e saj ka publikuar në instastory disa pamje, në të cilat shihet e rregulluar dhe veshur me dallamë, dimi dhe jelek.

Learta Jakupi është martuar me Kushtrim Salihun në vitin 2016, në një ceremoni madhështore. Nga martesa, çifti ka një djalë, i cili quhet Matin.

Këngëtarja e mirënjohur, Shyhrete Behluli në bashkëpunim me Learta Jakupin më 07 maj kanë publikuar projektin “Për ty Nexhmije”, i cili i është dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës./21Media