Nesër Shqipëria përballet me Moldavinë

Nesër Shqipëria përballet me Moldavinë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja mbajti një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Moldavisë, që do të luhet nesër, me fillim nga ora 20:45.

Trajneri, Edi Reja tha se nuk është dorëzuar, teksa zbuloi se kuqezinjtë synojnë t’i mbyllin kualifikimet në vendin e dytë.

“Të përballem me një eksperiencë si e imja, normale që është e vështirë. Nëse jemi këtu në këto pozicione, do të thotë se jemi duke bërë mirë, sepse përndryshe nuk do interesohej kush për ne. Objektivi ynë është vendi i dytë, do luftojmë çdo ndeshje për pikët maksimale. Ai mbetet objektivi ynë primar,” tha 73 vjeçari.

Në ndeshjen e fundit, Turqia mundi Shqipërinë, me rezultat 1:0. Shqipëria gjendet në vendin e katërt, me nëntë pikë më pak se dy liderët e grupit, Franca dhe Turqia./21Media