“Kush mendon se është Messi gabohet”

“Kush mendon se është Messi gabohet”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja mbajti një konferencë për media, ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen  “Xhaka”.

Trajneri tha se kush mendon që është Lionel Messi gabohet.

“Kam një ekip me djem inteligjentë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj individi. Kush mendon se është Messi gabohet,” tha ai.

I pyetur rreth mungesës së Taulant Xhakës, Reja deklaroi se mesfushori i tha se nuk është i gatshëm të luajë.

Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen në Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur të qëndrojë në shtëpi. Nëse nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet,” tha Reja.

Po ashtu, trajneri sqaroi se atmosfera brenda ekipit kombëtar të Shqipërisë është e mirë dhe se nuk ka inate.

“Nuk ka revolta brenda grupit, ka lojtarë që tërhiqen, që nuk pranojnë vendimet e marra. Nuk ka çështje brenda grupit, jemi si familje dhe duhet të bisedojmë aty. Duam në çdo ndeshje te luhet me motivacionin e duhur dhe lojtarët të japin maksimumin 100%,” u shpreh tekniku italian.

Nesër, Shqipëria do të luajë kundër Andorra-s, duke filluar nga ora 20:45.