Një "Rejhan" më ndryshe

Një “Rejhan” më ndryshe

Aktorja e njohur si “Rejhan” në serialin “Beni Affet” apo në shqip “Më fal” është një ndër aktoret e cila tani për tani po merr vëmendjen e audiencës.

Emri i saj i vërtetë është Elif Gizem Aykul dhe tani është 30 – vjeçare.

Ajo diplomoi në Universitetin e Ankarasë në Fakultetin e Shkencave Politike. “Rejhan” fillimisht mori pjesë në grupin e teatrit të universitetit, shkruan rtv21.tv.

Në vitin 2012 “Rejhan”u fut në botën e televizionit. Elif Gizem Aykul, luajti rolin e “Azras” në serialin “A Miracle”, pastaj edhe në seriale të tjera. Së fundi ajo i dha jetë karakterit të një vajzeje e të quajtur “Rejhan” e cila në shtëpinë e Kozanëve dërgohet me një qëllim tjetër, por ajo dashurohet në “Muratin”.

Megjithatë, 30-vjeçarja në jetën e përditshme është shumë më ndryshe nga pamja fizike, ajo është një zonjë e vërtetë dhe larg petkut të një vajze provinciale siç karakterizohet në serial./21Media