Reka: Duhet bindur shtetet anëtare me prova konkrete

Reka: Deri në fund të vitit mund të presim lëvizje të lirë, kurse “Qeveria Kurti” ka përkrahje të mirëfilltë ndërkombëtare

Tema për të cilën kemi folur jo pak herë është liberalizimi i vizave. Pas premtimeve të pareshtura nga qeveritë e kaluara, të cilët shpesh heqjen e vizave e konsideronin madje edhe çështje ditësh, ministri i ri i Integrimit Evropian, Blerim Reka,  thotë për RTV21 se, nëse Kosova arrin që t’i bind shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se ka përfunduar të gjitha çështjet për këtë preoces, qytetarët e Kosovës deri në fund të këtij viti pritet që të lëvizin lirshëm. Intervistën me ministrin Reka e zhvilloi kolegia, Donika Osmani.(Teksti- Donika OSMANI, kamera- Lulzim FANA)./21Media

 

Back to top button