Reka: Kosova se ka luksin t’i humb 6 muaj!

Opinione të prof.dr.Blerim Reka nga Shkupi lidhur me zgjedhjet në Kosovë

Kosova nuk e ka luksin që t’i humbë edhe gjashtë muaj apo më shumë në beteja të panevojshme të inateve ndërpartiake, sikurse bëri para tre vjetësh për ta formuar Qeverinë, vlerëson ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka. Këtë nuk mund ta bëj një shtet si Kosova që mezi nënshkroi MSA-në dhe ende nuk ka regjim pa viza me BE-në, thotë diplomati Reka, duke shtuar se nëse në tentimin e parë koalicioni PAN nuk arrin ta formojë Qeverinë e nuk mandatohet “Vetëvendosja” vendi do të shkojë në zgjedhje të reja./21Media

Back to top button