“Për një plesht, nuk digjet jorgani”

“Për një plesht, nuk digjet jorgani”

Skandali Reket ka një regjisor që ka planifikuar shembjen e Prokurorisë Speciale, vlerëson ish-prokurori Aleksandar Nakov, duke shtuar se zbardhja e “Reketit” është vetëm në fillimet e saj.

“Besoj thellë se i gjithë ky skandal ka edhe regji. Regjia me shumë gjasa është rrënimi i Prokurorisë Speciale megjithatë unë para vetes e shtoj pyetjen pse u lejua të vihet deri tek kjo? Fillimet kur u morr vesh se po përgatitet diçka e tillë, janë rreth muajit shkurt-mars, denoncimi është bërë diku në muajin maj, përmendet jo vetëm atë që ka bërë Katica, por edhe persona të tjerë, emrat e të cilëve do të përmbahem t’i them, denoncimi është lëshuar në portale, polemizohet, megjithatë vegëza ka filluar të shthurret dhe unë mendoj se tani kjo çështje po fillon”, deklaroi Aleksandar Nakov, ish-prokuror.

“Reketi” është dëm i madh për Specialen, pohon Nakov, por duke shtuar se lëndët nuk duhet të biejn në ujë, por punën e filluar ta mbarojë Prokuroria e rregullt.

Politologu Nenad Markoviq thotë se për një plesht nuk digjet i gjithë jorgani, andaj PPS nuk duhet të biej për shkak të Janevës. Ai shton se ka forca që e dëshirojnë dëmtimin e imazhit të PPS-së e më pas të biejn të gjitha lëndët, duke i shpëtuar kështu të akuzuarit.

Unë jam i sigurt se ka forca politike që e dëshirojnë një gjë të tillë, por të mos gënjehemi, PPS-ja nuk është Katica Janeva dhe nuk është vetëm një njeri. Nuk mendoj se duhet të identifikohet edhe pse ajo ishte ‘marka identifikuese’ e PPS-së, ndërsa mendoj se atje ka edhe prokurorë të tjerë të aftë. Ideja nuk duhet të biej dhe duhet të vazhdojë edhe pas saj. Lëndët nuk mund të sabotohen. Ka një thënie popullore se nuk digjet jorgani për një plesht. Nuk mundet që të digjet i gjithë sistemi i vendosjes së drejtësisë të cilin mezi arritëm disi ta vëmë në vijë”, theksoi Nenad Markoviq, politikolog.

E pyetur nëse përfshirja e Janevës në “Reket” mund të rrëzojë të gjitha hetimet, Prokurorja e Speciales Lile Stefanova tha se një gjë e tillë nuk është e mundur sepse beson që 10 kolegët e saj prokurorë kanë punuar siç duhet, ndërsa siguroi për pastërtinë e lëndëve të saj. Një gjë të tillë ditë më parë e pohoi edhe kolegia e saj Fatime Fetai duke thënë se përgjegjësia e mundshme individuale e Janevës nuk duhet të përdoret si arsyetim që të harrohet krimi i bërë viteve të fundit e më këtë të ndërpritet lufta e Speciales.