“Apple” e dinte se duhej t’i bënte njerëzit të ndiheshin rehat me pajisjen e re

“Apple” e dinte se duhej t’i bënte njerëzit të ndiheshin rehat me pajisjen e re

iPhone vite më parë ishte thjeshtë një ide e re, të cilën askush nuk e kishte menduar, siç tregoi edhe reklama e debutuar në shkurt të vitit 2007, disa muaj para lançimit të celularit.

Por reklama e thjeshtë është edhe sot e kësaj dite e bukur, pasi ishte si një lloj profecie se si do të bëheshin pajisjet pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme.
Reklama përmban video nga emisione televizive dhe filma të aktorëve të ndryshëm, duke përfshirë Ben Stiller, Lucille Ball dhe Sarah Jessica Parker, thjeshtë duke thënë ‘hello’.

Dhjetë vite më vonë, “Apple” përfundoi duke e pasur celularin më të mirë në botë./21Media