GSJP me rekomandime për Qeverinë

GSJP me rekomandime për Qeverinë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në agjenci të specializuara të Kombeve të Bashkuara, por nga to prioritet duhet të jetë anëtarësimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Fondin Ndërkombëtarë për Zhvillim të Bujqësisë, Organizatën Botërore për mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale.

Albana Rexha nga GSJP, ka thënë se Kosova ka mbetur mbrapa në anëtarësimin në organizatat e specializuara të Kombe të Bashkuara.

Ajo ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këto organizata ka qenë në vitin 2009, kur Kosova është anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Grupin e Bankës Botërore.

Rexha ka përmendur 13 organizata që Kosova duhet të anëtarësohet.

Sipas saj, GSJP ka identifikuar tri organizata të cilat duhet të jenë prioritet, pasi është më e lehtë, siç janë Organizata Botërore e Shëndetësisë, Fondi Ndërkombëtarë për Zhvillim të Bujqësisë, Organizata Botërore për mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale.

Ajo e ka vlerësuar të rëndësishme që Qeveria gjatë anëtarësimit në Agjencitë e Specializuara, numri i njohjeve të jetë i pakontestueshëm dhe që shtetet që kanë njohur Kosovën të kenë drejtë vote në organizata që aplikon.

GSJP ka dhënë edhe pesë rekomandime për Qeverinë.