Morina tregoi gjëra të rëndësishme se çfarë duhet të kenë parasysh shtatzënat në këtë kohë të epidemisë

Morina tregoi gjëra të rëndësishme se çfarë duhet të kenë parasysh shtatzënat në këtë kohë të epidemisë

Gjinekologu Memli Morina sot tha se deri tani në vendin tonë nuk kanë regjistruar ndonjë grua shtatzënë që është prekur nga koronavirusi.

Ai në “Për ditë të mbarë” tha se shtatzënat janë më pak të rrezikuara nga virusi Covid-19, por që shqetësimi i tyre mbetet i madh, shkruan rtv21.tv

Morina tha se shtatzënat duhet që të shmangin maksimalisht kontaktet me personat e tjerë, të qëndrojnë në shtëpi, të mos kenë shumë njerëz brenda në dhomë, të mos shkojnë diku apo që të sjellin mysafirë në shtëpi etj.

Gjinekologu më tutje tregoi se çfarë duhet të konsumojnë shtatzënat në këtë fazë të epidemisë, duke cekur që për ato e domosdoshme është marrja e vitaminës C.

Kujtojmë që, në Kosovë numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 71, ndërsa një person ka vdekur./21Media