Gara vjetore me kunguj

Gara vjetore me kunguj

Ky kungull i solli bujkut Leonardo Urena, titullin e fituesit të kampionatit botëror të kungujve të quajtur “Pumpkin Weigh-Off”.

Kjo garë e cila ishte e 46-ta me radhë, u mbajt në qytetin Half Moon Bay, në California të SHBA-ve. Pesha e kungullit është marramendëse, rreth 986 kg.

Urena me këtë kungull arriti të thyej rekordin e ri në Californi për kungullin më të madh. Ai u shpërblye me një çmim në para, në vlerë prej 15 mijë dollar amerikan, shkruan rtv21.tv

Bujku në një deklaratë për media ka treguar se kungullin vigan e kultivoi për dy vjet, dhe se për të u përkujdes pothuajse gjatë tërë kohës. Megjithatë për këtë i ndihmuan shumë edhe familja.

Urena po ashtu ka thënë se nëse një punë që filloni e përfundoni me sukses, do të ndiheni të plotësuar, dhe kjo do t’ju japë vullnet që të vazhdoni edhe me synime të tjera.

Kjo arritje ishte e madhe për këtë kultivues kungujsh, megjithatë jo në nivel botëror. Rekordin botëror për kungullin më të madh në botë e theu kultivuesi gjerman Mathia Willemijn, në vitin 2016. Dhe ai vazhdon ta mbaj atë, me kungullin i cili peshoi hiq më pak se 1 mijë e 190 kg./21Media