Vjeshta më e lagësht në histori të vendit

Vjeshta më e lagësht në histori të vendit

Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë deri në fundin e sezonit meteorologjik, në një stacion të motit në Sheffield u regjistruan 427 milimetra reshje të shiut nga 1 shtatori, duke e thyer kështu rekordin e mëparshëm të vitit 2000, kur për tre muaj kishte pasur 425 milimetra shi.

Shifra rekorde e të reshurave u regjistrua në kohën kur rreth 80 paralajmërime për vërshime janë ende aktive në pjesë të ndryshme të Anglisë dhe Uellsit ku ka pasur reshje të mëdha të shiut gjatë këtij muaji, përcjell portali rtv21.tv

Megjithatë, meteorologët kanë parashikuar se moti do të përmirësohet ditëve të ardhshme dhe se reshjet më të mëdha tashmë kanë përfunduar.

Pavarësisht rekordit të shënuar në Sheffield, meteorologët thanë se rekordi kombëtar ka pak gjasa të thyhet.

Më shumë se 1200 njerëz u detyruan të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve të këtij muaji në Doncaster./21Media