Rekord i ri i Bitcoin

Në nëntor filloi rritja marramendëse e kësaj kriptovalute

Bitcoin sot, për herë të parë, e tejkaloi nivelin prej 12 mijë dollarëve, duke e vazhduar rritjen drastike gjatë këtij viti.

Për bitkoinin, prej para pak kohësh u interesuan edhe Uollstriti dhe tregjet e tjera të etabluara, të cilat po përgatiten ta vendosin në ofertë dhe kontrata kohore valutën më të njohur dixhitale.

Analistët theksojnë se pikërisht ky interes, e rriti vlerën e bitcoinit në mbi 12 mijë dollarë.

Në tregtinë aziatike, kriptovaluta kontraverse shënoi rekord të ri prej 12.590 dollarëve, në mënyrë që më pas të stabilizohej në 12.567 dollarë. Nga mesi i janarit, vlera e bitcoinit paraqiste vetëm 752 dollarë, ndërsa në nëntor filloi rritja marramendëse e kësaj kriptovalute.

Back to top button