Muzeu Amerikan i Historisë Smithsonian, të martën e shpalosi ekspozitën që së fundmi e realizoi me kostumet dhe rekuizitat nga program “The Walking Dead”

Muzeu Amerikan i Historisë Smithsonian, të martën e shpalosi ekspozitën që së fundmi e realizoi me kostumet dhe rekuizitat nga program “The Walking Dead”

Kjo shfaqje shumë popullore, që u transmetua në tetë sezone, sjellë rrëfime nga ngjarjet të shoqërisë post-apokaliptike, e cila është në rrezik nga “të vdekurit që ecin”, të cilët janë në numër shumë të madh.

“Të vdekurit që ecin” , një kohë ishin njerëz të zakonshëm, por për shkak të një sëmundjeje, të gjithë u infektuan në proporcione epike, njerëz që vdiqën por që më pak u zgjuan të shndërruar në krijesa të uritura e të pavdekshme që ushqehen me qenie të gjalla.

Muzeu Smithsonian, ka siguruar disa nga objektet më ikonike të kësaj shfaqjeje, duke i futur në si pjesë të koleksioneve kombëtare.

Ky muze, ka dashur që të mbledhë rekuizita të shfaqjes jo vetëm për shkak të suksesit komercial dhe të kritikës pozitive, por edhe për shkak se ka ndihmuar zhvillimin e  të ashtuquajturës “përvojë amerikane” në art.

Ndërkohë, deri në këtë çast nuk është bërë e ditur data e hapjes së kësaj ekpoziteje për publikun./21Media