Remzie Osmani ka postuar fotografi së bashku

Remzie Osmani ka postuar fotografi së bashku

Një kohë të gjatë është raportuar në media se raportet ndërmjet dy këngëtareve të njohura të muzikës popullore, Shkurte Fejzës dhe Shyrete Behlulit, nuk janë siç ka qenë më parë, e as ato nuk e kanë mohuar këtë gjë.

Por sot, Remzie Osmani ka vënë në dyshim fansat se a ka filluar ajo një inicativë për të rregulluar raportet ndërmjet dy kolegeve të saj!

Osmani në llogarinë e saj Instagram ka postuar një fotografi bashkë me Shkurten dhe Shyhreten, ku shihen triat së bashku gjatë një xhirimi kohë më parë.  A është ky një sinjal apo mbetet thjesht një moment nostalgjie nga ana e Remzies për shoqërin e tyre?!

Edhe Remzie Osmani me disa projekte kohë më parë iu bashkua dyshes duke sjellë disa nga këngët si: “Bilbilat”, “Po të pres”…

Ato patën realizuar shumë duete që u bënë hite, por ja që tash e një kohe nuk kanë sjell diçka të re sëbashku./21Media