Këngëtarët vizitojnë familjen e viktimave

Këngëtarët vizitojnë familjen e viktimave

Pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, vazhdojnë të shkaktojë dhimbje dhe trishtim tek shqiptarët.

Të gjithë po solidarizohen me personat e prekur nga kjo tragjedi, sidomos familjet që humbën më të afërmit e tyre. Edhe artistët fuqishëm ngritën zërin për të grumbulluar para dhe ndihma tjera për këta persona, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, Remzie dhe Nexhat Osmani kanë vizituar familjen Abazi nga Kosova që humbi dy djemtë në tërmetin në Shqipëri.

Të dy këngëtarët kanë dhuruar të ardhurat e fituara nga koncerti i tyre në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për këtë familje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Remzia nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar dhe disa fotografi të vizitës në familjen e viktimave.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit la të vdekur 52 persona në Shqipëri, ndërsa plagosi qindra të tjerë./21Media