Këngëtarja po tregohet aktive

Këngëtarja po tregohet aktive

Në këtë të nxehtë të qershorit, këngëtarja e mirënjohur, Remzie Osmani  ka zgjedhur një vend të bukur të vendit tonë që të relaksohet.

Për tu larguar nga përditshmëria, këngëtarja ka zgjedhur që të relaksohet në Prevallë, shkruan rtv21.tv

Ajo ka shijuar bukuritë e Prevallës së bashku me të bijën, Riolën.

Kjo shihet nga dy imazhe të bukura, që këngëtarja i ka publikuar në instagram për 178 mijë ndjekësit e saj.

“Dredhezat dhe boronicat qenkan pjeke ne Prevalle “, ka shkruar Remzia në instagram, në të cilin është mjaft aktive.

“Padrejtësi në dashuri” titullohet projekti i fundit i këngëtares, i publikuar më 3 mars, i cili deri tani në youtube numëron 678 mijë e 458 klikime./21Media