Urimi i vjehrës për nusen e djalit e saj

Urimi i vjehrës për nusen e djalit e saj

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani përveç projekteve e koncerteve të shumta të cilat i bën publike në rrjetet social, ajo njëkohësisht përmes këtyre rrjeteve uron edhe ditët më të veçanta të familjarëve të saj.

U përfol mjaft shumë rreth fejesës së djalit të saj Hamzëz me Gëzime Krasniqi nga Prizreni. Ndërsa sot Gëzimja ka festuar ditëlindjen e saj të 22-të, në mesin e shumë urimeve nuk ka munguar as urimi i Remzie Osmanit.

Këngëtarja 46 vjeçare në Insagram, ka postuar një fotografi bashkë me rejen Gëzimen duke e uruar atë edhe për 100 vjet të tjera të lumtura. “Urime dtl e dashura e bukura jonë, 100 vite të lumtura”, ka shkruar Remzie Osmani.

“Diamant” titullohet  kënga e fundit e Remzie Osmanit në bashkëpunim me Nexhat Osmanin e cila është publikuar në muajin maj ndërsa deri tani ka mbi 3 milionë klikime në Youtube.

Ndërsa në maj ishte publikuar edhe bashkëpunimi i Remzie Osmanit me Era Rusi, këngë kjo që deri tani ka mbi 7 milonë klikime  në “Youtube”. /21Media