"Yll mi yll"

“Yll mi yll”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi para disa dite ka publikuar projektin e  ri muzikor të titulluar “Akoma”.

Ky projekt i këngëtares është publikuar me videoklip nga Cinematic. Tekstin e këngës e shkroi vetë artistja dhe me produksion të Apollos.

Në mesin e shumë artistëve që kanë shpërndarë në rrjetet sociale këngën e re të Fifit është edhe këngëtarja e njohur, Remzie Osmani, shkruan rtv21.tv

O ta lumsha atë za të pazëvendësueshëm. Yll mi yll. Gjigante”, ka shkruar Remzia për Fifin ku ka publikuar disa pjesë të klipit “Akoma”.

 

Filloreta Raçi emër i njohur jo vetëm si këngëtare, ajo njihet edhe si tekstshkruese e suksesshme. Viteve të fundit këngët e artistes janë pëlqyer shumë nga publiku, kështu duke u shndërruar në hite. /21Media