Këngëtarja së bashku me shoqërinë

Këngëtarja së bashku me shoqërinë

Remzie Osmani është një ndër zërat më të pëlqyer të zhanrit popullor. Ajo për dekada me radhë ka argëtuar dhe vazhdon të argëtojë publikun me zërin e saj të veçantë.

Remzie Osmani, e cila pas vetes ka një numër të madh të fansave, për ta mundohet të jetë edhe mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe dhe video të ndryshme.

E kur jemi te videot, sot këngëtarja e njohur për 172 mijë ndjekësit e saj në instagram ka hedhur disa pamje me shoqërinë e saj, duke kujtuar një datë të rëndësishme.

Këngëtarja sot ishte në bankat shkollore, së bashku me shoqërinë e saj, me ç’rast kujtuan 30 vjetorin e maturës, shkruan rtv21.tv

“Mbas 30 viteve perseri maturantat ne klase” , shkroi këngëtarja krahas njërës video.

Kohëve të fundit, këngëtarja e mirënjohur ishte pjesë e mediave rozë, pasiqë martoi djalin e saj, Hamzën.

“Padrejtësi në dashuri” titullohet projekti i fundit i këngëtares, i cili është publikuar më 03 mars dhe deri tani në Youtube ka 484 mijë 484 shikime./21Media