Remzia shumë e lumtur

Remzia shumë e lumtur

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Remzie Osmani këtë vit përjetoi gëzim të madh në familjen e saj. Djali i saj i vetëm, Hamza e kurorëzoi dashurinë me martesë me të bukurën Gëzimen. Dasma e tyre u mbajt në prill dhe për këtë vit ishte një ndër dasmat më të komentuara.

Ndonëse kaluan muaj nga dasma e djalit të zërit të ëmbël të skenës, ende po diskutohet çdo detaj i saj. E pjesa më e ëmbël është se kur do t’i gëzojnë ata me një nip apo mbesë.

Në një emision televiziv këngëtarja konfirmoi se së shpejti do të bëhet gjyshe, transmeton rtv21.tv

“Po kemi lajme të mira. Nusja është në pritje të ëmbël!”, tha ajo e lumtur.

Remzie Osmani është e martuar prej vitesh me Halil Hamzajn dhe kanë dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media