Vajza e saj Riola mbushi 20 vjet

Vajza e saj Riola mbushi 20 vjet

Në familjen e këngëtares së mirënjohur Remzie Osmani dje kishte festë.

Vajza e Remzie Osmanit, Riola festoi ditëlindjen e 20-të në një organizim madhështor.

Festa u mbajt në oborrin e shtëpisë, e për befasinë familja ka menduar deri në detajin e fundit, shkruan rtv21.tv

Nga kjo festë këngëtarja përmes llogarisë së saj në Instagram ndau momente të këndshme familjare, e më e veçanta ishte fotografia familjare me burrin e saj Halilin, renë dhe dy fëmijët.

Si gjithmonë, ata dukeshin mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Sa i përket angazhimeve muzikore, ylli i muzikës popullore në muajin maj ka sjellur projektin e saj të fundit “Telat e zemrës”, që është bashkëpunim me Era Rusi. Kënga u pëlqye mjaft shumë nga adhuruesit e muzikës së dyshes dhe deri tash ka arritur mbi 10 milionë klikime./21Media