Remiza në pushime

Remiza në pushime

Remzie Osmani është një ndër zërat më të pëlqyer të zhanrit popullor. Ajo për vite me radhë ka argëtuar dhe vazhdon të argëtojë publikun me zërin e saj të veçantë.

47-vjeçarja, e cila pas vetes ka një numër të madh të fansave, për të cilët mundohet të jetë edhe aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe dhe video të ndryshme, shkruan rtv21.tv

Me anë të një  fotografie të publikuara në Instagram ajo ka treguar se bashkë me bashkëshortin ka vendosur që t’i japin vetes pak pushim mirëpo nuk kanë bërë të ditur se në cilin vend ndodhen.

“Amanet Djemve Te Ri” titullohet projekti i fundit i dyshes, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 2 milion klikime në  Youtube./21Media