Këngëtarja duket mjaft bukur në foton e fundit

Këngëtarja duket mjaft bukur në foton e fundit

Remzie Osmani është ndër yjet e muzikës popullore shqiptare, e cila për dekada me radhë ka argëtuar publikun anë e mbanë trojeve shqiptare.

E edhe sot, këngëtarja e mirënjohur nuk dalet së publikuari projekte të shumta, shkruan rtv21.tv

Krahas projekteve dhe angazhimeve tjera, Remzia aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, duke publikuar video e imazhe të shumta.

Së fundmi, Osmani ka realizuar një imazh të bukur, përmes së cilit ka marrë vëmendje në rrjetin instagram.

I publikuar vetëm 2 orë më parë, imazhi i këngëtares, ku shihet mjaft e lumtur ka marrë pëlqime dhe komente të shumta. Kur jemi te këto të fundit, në mesin e komenteve të shumta, një të tillë këngëtares i ka lënë edhe reja e saj, Gëzimja.

“E bukura mami”, ka shkruar Gëzimja në imazhin e këngëtares. Ndërsa, Remzia në storie ka publikuar storie të ndjekësve, të cilët e kanë shpërndarë fotografinë e saj.

“Padrejtësi në dashuri” titullohet projekti i fundit i këngëtares, i publikuar më 03 mars, i cili deri tani në Youtube ka 559 mijë e 335 shikime./21Media