"Ku ka më mirë se të jesh e kënaqur e lumtur me vëllaun"

“Ku ka më mirë se të jesh e kënaqur e lumtur me vëllaun”

Remzie Osmani është një ndër zërat më të pëlqyer të zhanrit popullor. Ajo për dekada me radhë ka argëtuar dhe vazhdon ta argëtojë publikun me zërin e saj të veçantë.

Vitet e fundit ajo gjithmonë është e shoqëruar nga vëllai i saj, Nexhat Osmani, shkruan rtv21.tv

Dyshja gjatë karrierës së tyre, kanë sjell duete të ndryshme së bashku se, “Mos u kthe”, “Amanet djemëve te ri”, “Ah moj gru”, “Merre merre zemren” e shumë të tjera.

Përveç dueteve, vëlla e motër janë shumë të kërkuar edhe për ahengje të ndryshme familjare.

Remzija me anë të një fotografie të publikuar në Instagram, së fundmi ka treguar për raportet që i ka me Nexhatin.

“Ku ka me mirë se të jesh e knaqur e lumtur me vëllaun dhe të ndëgjon se është më i vogël“, ka shkruar Remzia në fotografinë e publikuar në Instagram.

“Amanet Djemve Te Ri” titullohet projekti i fundit i dyshes, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 2 milion klikime në  Youtube./21Media