Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti

Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti

(I plotësuar)

Si pasojë e tëmetit me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, kanë humbur jetën të paktën 49 persona.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë në mëngjesin e së premtes se 25 persona kanë vdekur në Durrës, 24 në Thumanë dhe një tjetër në Laç.

Ekipet nga Kosova, Serbia, Italia, Franca, Greqia, Zvicra, Turqia dhe Kroacia janë duke ndihmuar në kërkime.

Zyrtarët ende nuk kanë ofruar shifra se sa persona mund të jenë nën rrënoja.

___________________________________________________________________________________________

Numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit ka shkuar në 48, ndërsa ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë thotë se operacion i shpëtim kërkimit po vazhdon ende.

Ekipet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë operacionin në rrënojat e hotel “Mira Mare” në zonën e Plazhit në Durrës.

Ndërkohë të lënduar nga ky tërmet kanë mbetur mbi 750 persona, ndërsa janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave 45 persona.

Tërmeti i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasur nga qindra tërmete të tjera.