Haradinaj përkulet para veprës së tre Heronjve të Kosovës

Haradinaj përkulet para veprës së tre Heronjve të Kosovës

Qeveria e Kosovës nuk do të ndalet së vepruari për vendosjen e drejtësisë. Kështu ka deklaruar sot kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Kryeministri ka kujtuar sakrificën e vëllezërve Bytyqi, duke thënë se thelbi i rënies së tyre shpalosë dimensionin e vërtetë të luftës çlirimtare.

“Në 20-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, kujtojmë sakrificën e tyre të pashembullt për lirinë e Atdheut. Ata erdhën nga ShBA-ja për t’iu bashkuar rreshtit të mbrojtësve të kësaj toke dhe thelbi i rënies së tyre shpalosë dimensionin e vërtetë të luftës sonë çlirimtare.

Ekzekutimi i tyre pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mbanë fajtor edhe sot shtetin serb për mosndëshkimin e krimit. Duke u përkulur para veprës kulmore të tre Heronjve të Kosovës, Qeveria e vendit zotohet se nuk do të ndalet së vepruari për vendosjen e drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media