Rënie në furnizimin me rrymë gjatë tre muajve

Rritje ka në furnzim me ujë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për  tre mujorin e dytë të këtij viti.

Kjo anketë, me të dhënat që ofron sipas ASK-së synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

“Krahasuar TM2 2019 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2018), ka rritje në sektorët: industri përpunuese (C) me 7.41%; dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) me 1.86%.Kurse, rënie kishte në industrinë nxjerrëse (B) me (-3.07%) dhe te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me (-6.25%). Ndërkaq, krahasuar tremujorin e dytë (TM2) 2019 me tremujorin e parë (TM1) 2019, kishte rritje te: furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) për 10.37%; dhe sektori i industrisë nxjerrëse (B) për 6.08%.

Ndërsa, rënie kishte në sektorin e: furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (D) për (-23.14%); dhe e industrisë përpunuese (C) me (-4.63%)./21Media

 

Back to top button