Çfarë befasie e bukur!

Çfarë befasie e bukur!

Ata njihen për shije të shtrenjtë. Kështu që ishte pak befasi që rep-artistja e mirënjohur, Cardi B qante nga gëzimi, pasiqë partneri i saj, Offset i dhuroi asaj jo vetëm një, por dy unaza në formë zemre me diamant për ditëlindjen e saj të 27-të.

Në një video u shfaq edhe e bija e tyre, Kulture me bollëk bizhuterish ari, teksa po vallëzonte në videon e ëmbël me prindërit e saj, transmeton rtv21.tv

Në disa video të postuara në Instagram, shihet Cardi B e ulur përkrah partnerit të saj dhe personave më të dashur, për ta festuar ditëlindjen e 27-të. Kur i erdhi befasia, ajo ishte paksa e frikësuar ta hapte atë dhe zemra po i rrahte më shpesh. Pastaj kur i dashuri i saj e hapi befasinë, ishin të vendosura dy kuti stoli mbi petale trëndafili dhe në ato kuti ishin xhevahiret e mëdha vezulluese.

Në një video tjetër shihej ajo teksa po qante nga gëzimi për këtë dhuratë të jashtëzakonshme.

Padyshim që kjo dhuratë ia bëri ditëlindjen edhe më të veçantë./21Media