Deyjah tregohet e sinqertë me babin

Deyjah tregohet e sinqertë me babin

T.I. po përballet me reagime në mediat sociale pas deklaratës së tij të fundit.

Reperi amerikan ka treguar se ai shkon te gjinekologume vajzën e tij 18 vjeçare çdo vit, për të konfirmuar nëse është e virgjër, shkruan rtv21.tv

Do të them që nga ditëlindja e saj e 18-të, himeni i saj është ende i paprekur. Dejjah sapo ka mbaruar shkollën e mesme dhe ajo po ndjek vitin e parë të kolegjit. Dhe po, jo vetëm që kemi kryer bisedën (për seksin), kemi udhëtime vjetore te gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj”, deklaroi T.I në një intervistë për “Ladies Like Us”.

Moderatorët e emisionit kur ai bëri këto deklarata, ishin duke menduar se ai po bënte shaka ose ishte duke e ekzagjeruar, ndërkohë që T.I. pastaj hyri në detaje më shumë rreth vizitave që ai zhvillon te mjeku me vajzën.

Tutje reperi tregoi se kontrollet te gjinekologu i bëjnë pas datëlindjes së vajzës.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i reperit është “ You (Be there) në bashkëpunim me Teyana Taylor, videoklipi i së cilës ka arritur të klikohet mbi 6.5 milionë herë në kanalin YouTube.

Ndërsa hitet tjera të T.I, tekstet e të cilave flasin për seksin kanë mbi 200 milionë klikime secila, po ashtu në YouTube./21Media