Eminem përdorues i drogës

Eminem përdorues i drogës

Reperi i famshëm Eminem gati sa nuk kishte vdekur nga mbidoza para se të ndihmohej nga Elton John.

Fituesi 15 herë i çmimit Grammy, me emrin e vërtetë Marshall Mathers, u dërgua në spital për vdekje në vitin 2007 pasi konsumoi 4 qese me heroinë.

Sipas biografisë së fundit të Anthony Bozza: “Not Afraid: The Evolution of Eminem” i cili u publikuar në tetor të këtij viti flet për reperin,

Reperi ishte përpoqur dy herë që t’ia dilte mbanë vetë për të hequr dorë nga droga por më pas kishte kërkuar ndihmën e Elton John.

“Elton John ishte mentori i duhur për të ndihmuar Marshall në lënien e drogës. Të dy filluan një kontroll javor dhe qëndruan panë njëri-tjetrit”, kishte shkruar Bozza.

Udhëzimet e John bëri që të dy këngëtarët të zhvillonin një miqësi të ngushtë së bashku. Të dy kanë shprehur mbështetjen ndaj njëri-tjetrit pavarësisht teksteve të pretenduara homofobe të Eminem.

“Nuk e dija që Elton ishte homoseksual. Në të vërtetë nuk më interesonte kjo gjë”, kishte thënë Eminem.

Abuzimi i reperit me drogën filloi pas vrasjes së shokut të tij të ngushtë dhe bashkëpunuesit DeShaun ‘Proof’ Holton në 2006./21Media