Reperi do të performojë në mitingun përmbyllës të kësaj partie

Reperi do të performojë në mitingun përmbyllës të kësaj partie

Fushata zgjedhore e këtij viti në Shqipëri është shumë intensive dhe të gjithë partitë po mundohen të gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të marrë suksesin e datës 25 qershor.

Reperi Chris Brown, është fotografuar me flamurin e LSI-së në Washington të SHBA-ve.

Sipas mesazhit të publikuar nga faqja zyrtare e kësaj partie, duket se këngëtari do të jetë i ftuar në Shqipëri për të performuar në mitingun përmbyllës të kësaj partie.

“Edhe yjet botërore e dinë që LSI është forcë e parë dhe e paparë. Këngëtari i famshëm Chris Brown i bashkohet Uraganit LSI. E mirëpresim në Tiranë, në festën tonë të fitores, më 25 qershor”, thuhet në postimin e LSI-së./21Media