Telashet nuk kanë të ndalur për rep-artistin

Telashet nuk kanë të ndalur për rep-artistin

Reperi i njohur amerikan, Soulja Boy është dënuar nga gjykata me tetë muaj burg.

Kështu bënë të ditur tabloidi amerikan,“TMZ” që ka përcjellë nga afër seancën.

Arsyeja se përse është dënuar reperi është për shkak që ka thyer lirinë e tij me kusht.

Soulja Boy ishte i pranishëm në gjykatë të martën dhe atij i janë caktuar 240 ditë burgim dhe 265 ditë shërbim ndaj komunitetit, përcjell rtv21.tv

Më herët gjatë muajit reperi ishte dërguar në gjykatë pasi kishte dyshime se ai dështoi të kryente shërbimin ndaj komunitetit.

“TMZ” raporton se policia ka gjetur armë në shtëpinë e Soulja Boy, e kjo pritet të sjell më shumë probleme për të.

Teksa ai ishte ne burg, shtëpia e tij në Kaliforni ishte grabitur dhe aty ishin vjedhur stoli në vlerë prej 500 mijë dollarë./21Media

Image result for Soulja boy