Reperi kosovar në pritje për tu bërë baba

Reperi kosovar në pritje për tu bërë baba

Reperi i njohur, Bim Bima, i cili është i njohur për shumë hite i ka dhënë fund beqarisë së tij. Ai është martuar me personin e tij të zemrës, Fjolla Vokshin, së cilës i ka kushtuar edhe disa fjali.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, në të cilën çifti shihen me duar të bashkuara, reperi ka uruar që me personin e zemrës të jetë gjithmonë në përjetësi.

“Mendoja se s’do e gjeja kurrë dikë të çmendur sa jam i çmendur për gjithë jetën time. Përjetë e n’përjetësi! InshaAllah”, ka shkruar Bim Bima në Instagram.

Në disa fotografi që ka siguruar gazeta Blic, kuptohet se reperi është edhe në pritje për tu bërë baba. Kjo shihet në njërën prej fotografive, ku Bim Bima ia prek barkun Fjollës.

Ndryshe, Bim Bima njihet si një ndër reperët më të njohur dhe unik në vend./21Media