BimBimma: Urime Kosovë

BimBimma: Urime Kosovë

Rep-artisti i njohur shqiptar, BimBimma ka shprehur haptas mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan rtv21.tv

“URIME KOSOVË! ERDHI DITA!”, ka shkruar reperi krahas fotografisë së publikuar në rrjetin social Instagram.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,74%. Pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,07%. Partia Dermokratike e Kosovës renditet e treta me 21,14%. Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,61%.

Ndryshe, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se me fitoren e partisë së tij hapet një kapitull i ri për vendin, fitore të cilën ai e ka quajtur më shumë si të popullit se sa të partisë. Ai tha se më Vetëvendosjen në Qeveri, nuk do të ketë vend për hajna dhe këta të fundit tashmë do të hetohen e gjykohen dhe se i pret jetë e vështirë deri në humbjen e lirisë./21Media