Tregon se pse ka kohë që nuk ka publikuar këngë të re

Tregon se pse ka kohë që nuk ka publikuar këngë të re

Reperi i njohur shqiptar, Fero, që kur ka përfunduar kontratën me labelin “On Records”, nuk ka publikuar ndonjë projekti të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Ai pritet që së shpejti të vijë me një këngë të re.

Përmes një postimi që rrjetin social Instagram, Fero ka thënë se ka qenë i zënë duke numëruar para dhe për këtë arsye nuk ka pasur kohë për muzikë.

“Kam qenë i zënë duke numëruar, për atë nuk kisha kohë për muzikë, por besoj që për një javë e përfundoj numërimin edhe eksplodoj qysh di unë. Bëje tag shokun që e dëgjon tinxa Feron”, ka shkruar reperi krahas fotografisë ku shihet duke numëruar para.

Ndryshe, projekti i fundit i reperit është “Ride or Die”. Në videoklipin e këngës merr pjesë e dashura e tij modelja, Arbenita Ismajli. Kënga ka më shumë se 9 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media