Reperi duket se ka fituar shumë

Reperi duket se ka fituar shumë

Ani pse i ri në skenë, reperi KIDDA arriti të fitoj zemrat e shumë fansave të muzikës hip-hop në trojet shqiptare.

Projekti i tij i fundit muzikor është “My Money”, i cili u mirëpritë nga fansat. Deri më tani kënga ka arritur të ketë mbi 3 milionë klikime në youtube, shkruan rtv21.tv

Reperi ka vendosur që përmes një postimi në rrjetin social Instagram të tregoi se sa para ka.

Në fotografinë e publikuar shihet një tub e madhe e pare dhe dora e reperit.
“Për një vit, kaq para, më shumë se shumica e këngëtarëve tjerë”, disa nga fjalët që reperi  i ka hedhur në fotografinë e publikuar.

Kujtojmë se, bashkëpunimi i reperit me Ermal Fejzullahun i titulluar “Flake”, është mirëprite nga fansat shqiptar por edhe në jashtë kufijve, kjo këngë është dëgjuar edhe  në Arabi. /21Media