Danny Boy është një nga reperët më të hershëm kosovarë

Danny Boy është një nga reperët më të hershëm kosovarë

Dan Ahmeti i cili njihet me nofkën Danny Boy është një reper që ka nisur karrierën në vitet 90të. Ai i takon gjeneratës së parë të reperëve, gjeneratës së grupeve ikonike si Etno Engjujt, Tingulli 3, Da Ligs, Errësira e Jetës e të tjerë, shkruan rtv21.tv.

Pas rreth 15 viteve larg muzikës, Danny ka vendosur të kthehet, dhe sapo ka publikuar këngën e quajtur: “Fjala Hip-Hop 2), që vjen si pjesë e dytë e këngës “Fjala Hip-Hop” që Danny Boy dikur e kishte punuar së bashku me Da Ligs.

Kënga e re që është shoqëruar edhe me videoklip, me producent Bergin Demaj,  tekstshkrues Danny Boy e Arday, me muzikë punuar nga DorantBeats, si dhe me producent ekskluziv Genc Prelvukaj.

Klipi është punuar nga Black Fish Entertainment, dhe mund të gjendet në kanalin zyrtar të Blackfish në YouTube. Në klip merr pjesë edhe reperi nga Amerika Jetoni, i cili është pjesë e TBA./21Media