Ajo fitoi çmimin artistja e vitit 2018

Ajo fitoi çmimin artistja e vitit 2018

Nicki Minaj i pati sytë te çmimi por edhe te aktori amerikan, Michael B.Jordan!, shkruan People, transmeton rtv21.tv

Përderisa doli në skenë për të pranuar çmimin “artistja e vitit 2018”, të dielën në E!People’s Choice Awards 2018,  reperja “Anaconda” pa turp shpalosi planet e mbrëmjes para publikut. “Përshëndetje për të gjithë, si jeni sonte?!” filloi ajo pasi Jimmy Fallon prezentoi atë me çmimin. Pasi falënderoi menagjmentin dhe fansat e saj që e votuan, 35-vjeçarja përfundoi fjalimin me një fjali super interesante. “Falënderim i veçantë për Donatella Versace që e bëri këtë kostum për mua”, tha ajo me një buzëqeshje të lehtë “dhe një falënderim për Michael B.Jordan sepse ai do të ma zhvesh atë sonte”.

Megjithatë, ajo nuk është e vetmja këngëtare që e adhuron aktorin e njohur amerikan: Në tetor, Ellen DeGeneres ndihmoi Naomi Osaka të caktojë një takim me yllin e Black Panther. Udhëheqësja e emisionit postoi një fotografi në Twitter të Jordan, në ditëlindjen e 21-të së Osaka-s. Mbishkrimi i fotos ishte “Urime ditëlindjen, të kam përgatitur një dhuratë”. Dhe Jordan, 31-vjeçar, e shndërroi atë në shaka. “Kjo ishte më e mirë”, tha ai duke shtuar se dua të ftojë në premierën e Creed 2, si dhuratë ditëlindjeje”. DeGeneres, 60-vjeçare ishte e kënaqur me punën e saj. “Je e mirëseardhur, Naomi”, tha ajo.

Minaj, po ashtu performoi në skenë këngën “Good Form”,  po ashtu edhe “Dip” me Tyga, para se të pranojë çmimin e dytë – albumi i vitit, për Queen.

E!People’s Choice Awards 2018 u mbajt në Barker Hangar në Sana Monica, në Kaliforni. Aty morën pjesë emra të njohur si, Rita Ora, Victoria Beckham, Chrissy Teigen, Kim Kardashian, Shay Mitchell, Camila Mendes, John Legend, Tyga, Harry Shum Jr., e shumë të tjerë./21Media