Sekuestrohen 5 thika dhe 1 shufër metalike në një shkollë

Policia e Kosovës ka bërë disa kontrrolle në në tri shkolla të mesme të larta në Skenderaj. Gjatë kontrollimit të nxënësve në shkollën e Mesme Profesionale “Qendra e Kompetencës” janë gjetur dhe sekuestruar, 5 thika dhe 1 shufër metalike.
Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet ne procedurë të
rregullt, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës.
“Mbi bazën e vlerësimit dhe rrethanave bëra nga këshillat i prindërve, këshillat e shkollave dhe autoriteteve të arsimit, me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç’ raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme në Skenderaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia, mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla./21Media 

 

Back to top button